Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, njoftoi se ka vendosur shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Davor Filipoviç dhe këshilltarit të tij, Jurica Lovrinçeviç.
Sipas mediave kroate, lëvizja e Plenkoviç erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviç kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.
“Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri. Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Plenkoviç në një konferencë në Zagreb.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…