Ekipi Olimpik i Kosovës – veçanërisht ekipi i xhudos, ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Derisa shumë sportistë kosovarë kanë thyer rekorde personale dhe shtetërore në Olimpiadën e Parisit, xhudo ka arritur të sjellë edhe dy medalje për shtetin e Kosovës – një të argjendtë dhe një të bronztë.
Madje, shteti i Kosovës qëndron shumë më mirë me medalje në raport me numrin e popullsisë (për kokë banori) sesa shumë shtete të mëdha të botës.
Në fakt, Kosova është e gjashta në botë në këtë renditje, duke lënë prapa shtete si Australia, Kroacia, Holanda e Irlanda, të cilat e mbyllin top 10-shen.
Kosova po ashtu ka më shumë medalje olimpike të sivjetme sesa Indonezia, Austria, Argjentina, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia e shumë të tjera.
Deri më tani, 140 shtete s’kanë fituar ende asnjë medalje në “Paris 2024”, derisa ka edhe 102 shtete të tjera që nuk kanë fituar medalje asnjëherë në historinë e tyre.
Kosova ka në përgjithësi pesë medalje olimpike, duke përfshirë këtu edhe të artën e Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”, dy të tjera të arta në “Tokio 2020” nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.