SPORT

“Ndjehem e bullizuar”, boksierja algjeriane: Fitoj medaljen e artë dhe ju “mbyll gojën”

Imane Khalif, boksierja që përfaqëson Algjerinë në Lojërat Olimpike të Paris 2024, ka ndezur polemika të jashtëzakonshme pasi në analizat mjekësore rezultoi me testosteron të lartë duke ngritur dyshime që mund të ishte mashkull.

Dyshime të cilat u shtuan edhe më tepër në momentin që kundërshtarja e Khalif, italiania Angela Carini u tërhoq për shkak të goditjeve të forta.

Në rrjetet sociale ndaj Khalif ka nisur tashmë një urrejtje e jashtëzakonshme ndërsa vetë algjeriania reagoi së fundmi në një intervistë për “Sntv”.

Ajo theksoi se ndjehet e bullizuar ndërsa shtoi se pavarësisht të gjithave, do të tentojë medaljen e artë për t’i mbyllur gojën të gjithëve.

“I dërgova një mesazh të gjithë njerëzve të botës që të mbështesin parimet olimpike dhe Kartën Olimpike dhe të përmbahen nga ngacmimi i të gjithë sportistëve, sepse kjo ka efekte të mëdha.

Mund të shkatërrojë njerëzit, mund të vrasë mendimet, shpirtin dhe mendjen e njerëzve.

Mund të ndajë njerëzit. Kjo është arsyeja pse u kërkoj atyre që të përmbahen nga bullizmi.

Ata janë të shqetësuar për mua. Dashtë Zoti, kjo krizë do të kulmojë me një medalje të artë dhe kjo do të ishte përgjigja më e mire.

E di që Komiteti Olimpik ka vënë drejtësinë dhe jam e kënaqur, sepse vërteton të vërtetën”, u shpreh Khelif.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago