POLITIKE

Kosova i thotë ‘Jo’ Shengenit Ballkanik/ Ceka: Tregoi se nuk është e varur nga Shqipëria

Ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ka deklaruar se vendimi i Kosovës për të mos marrë pjesë në Shengenin Ballkanik është tregues ky ky shtet nuk varet nga Shqipëria.

Në studion e Report Tv, Ceka teksa e vlerësoi si një vendim të mirë dhe që sjell përfitime për vendet shengenin ballkanik, por theksoi se ky projekt nuk duhet të bëhej pa Kosovën.

“Ky projekt nuk duhet të behët pa Kosovën. Kosova e tregoi se është një shtet i pavarur dhe nuk varet nga Shqipëria. Rama ishte krejtësisht e gabuar, ndërsa Kurti tregoi që është më i pjekur. Ky projekt është me të ardhme”, tha Ceka.

Shengeni Ballkanik ka shkaktuar shumë reagime, ku më të ashprat kanë qenë nga përfaqësuesit të Kosovës. Si fillimishte presidenti Thaçi i cili tha se Kosova refuzon të marrë pjesë me argumentin se synimi i tyre është integrimi në BE dhe në NATO. Më pas ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së që e cilësoi si një “Jugosllavi të vogël” dhe së fundit fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albrin Kurti. Ky i fundit i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” e cilësoi si një vendim i nxituar dhe i bëri thirrje Ramës të mos ngutej. Megjithatë, në konferencën e përbashkët që patën liderët e këtij Shengeni, kreu i qeverisë shqiptare theksoi së pari se ky Shengen nuk është një formë presioni ndaj BE-së (siç pretendon opozita) dhe se kurrsesi nuk është në dëm të Kosovës, për të cilën u shpreh se zgjodhi që të vetë- përjashtohej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

22 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago