Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, refuzoi të enjten kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës, më 14 mars të vitit 2020, bën të ditur MPJ përmes faqes zyrtare.
“Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë”, thotë MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës thotë se kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar 2020, në pikën kufitare në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…