Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpërndarë një video në rretin social Facebook duke thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.
“Puna më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes.
Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t’u përjetuar”, ka shkruar Kurti.