Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe pa viza në zonën Shengen duke nisur nga janari I vitit 2024. Lajmi I mirë raportohet nga Radio Evropa e Lirë, që shkruan se përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhanë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave gjatë një takimi të këshilltarëve për vizat në Bruksel.
Data e vonë ishte një kërkesë e Spanjës, një nga pesë vendet e Unionit që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Republika Çeke, që udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi I vizave për kosovarët të hynte në fuqi në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Por propozimi nuk u mbështet, me Spanjën, Sllovakinë dhe Suedinë që kërkuan sqarime shtesë, për çështje që janë ende të paqarta. Sipas propozimit të miratuar, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të bëhet në të njëjtën kohë kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS”. Që propozimit të miratohet, duhet të marrë dhe dritën e gjelbër nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, në një takim që do të mbahet gjatë të mërkurës.
“Vendimi për vizat në fund të vitit’”, Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, mundësi e mirë
Kosova ka nisur procesin e liberalizimit të vizave në shkurt të 2012-ës, ndërsa vetëm 6 vite më pas, Komisioni Europian vlerësoi se të gjitha kushtet që ky proces të finalizohej ishin përmbushur. Por kjo nuk ka ndodhur, pasi shtete të ndryshme kanë shprehur rezerva dhe kundërshti.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…