Kur më 4 prill Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës një urim vinte nga Berlini.
Politikanja e partisë së gjelbër të Gjermanisë, Annalena Baerbock uroi kosovarët për e për lajmin e madh siç e quante ajo.
Gjashtë muaj pas, Baerbock është vetë në qendër të vëmendjes.
Ish-kandidatja për kancelare sipas gazetave më të mëdha gjermane, pritet të jetë ministre e punëve të jashtme, njofton Klan Kosova.
Të gjelbërve u takon ky post në ndarjen e pushtetit të marrëveshjes së koalicionit që u arrit të mërkurën mes tyre, social demokratëve e demokratëve të lirë FDP, me kancelar Olaf Scholz.
Zyrtarisht Baerbock ende nuk është vënë në postin e kryediplomates në Berlin.
Një bashkëpartiake e saj thotë se 41 vjeçarja do e kryente këtë punë shkëlqyeshëm.