Kosova ndihmon Turqinë me kontigjent të FSK-së

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhjeje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi.

”Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës.