Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në tri fshatra të Vushtrrisë, Zhilivodë, Bivolak dhe Stroc, të dyshuar me eskavatorë kanë nxjerrë thëngjill. Por, në momentin kur janë hasur kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Në Zhilivbodë rreth orës 11:30 të mërkurën, janë hasur të dyshuar me dy eskavatorë duke nxjerrë thëngjill dhe me të arritur njësitet policore, ata kanë lënë eskavatorët dhe kanë ikur.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa dolën në vendin e ngjarjes inspektorët e minierave dhe mineraleve.
Në fshatin Bivolak rreth orës 14:18, të dyshuar të panjohur me tre eskavatorë janë hasur duke nxjerrë thëngjill dhe me t’u vërejtur kanë lënë eskavatorët dhe kanë ikur.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Stroc rreth orës 15:00.
Policia e ka cilësuar këtë si “degradim i ambientit”.