Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak.
Mehaj përmes një shkrimi në Facebook tha se me të është biseduar rreth çështjes aktuale të sigurisë, ndikimit që në këtë mes ka agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe po ashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Polonisë në nivel ushtarak.
“Përmes trajnimeve të përbashkëta të dy ushtrive dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, të cilat së shpejti do t’i definojmë përmes nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet shteteve tona” ka thënë Mehaj.
I pari i mbrojtjes ka thënë se ka njoftuar gjeneralin polak për gatishmërinë për të trajnuar trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë që ka Kosova për të dërguar trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainas, që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet.
“Meqenëse jemi në proces të përgatitjeve si vend nikoqir i ushtrimit fushor, “Defender 2023″, ftova gjeneralin që Polonia të jetë pjesëmarrëse në cilësinë e vëzhguesit dhe të njoftohet nga afër për kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së” – ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…