POLITIKE

Daçiq kundër takimit të Brukselit: S’shoh arsye pse Vuçiq duhet të shkojë të takohet me Kurtin

“Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve kosovare”, ka theksuar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në samitin e Frankofonisë që po mbahet nëTunizi.

Daçiq tha se nuk sheh arsye që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Borell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntor. Mendoj se përpjekja e Borell është e justifikuar, por nuk shoh arsye që presidenti i Serbisë të marrë pjesë në takim. Është e nevojshme që Kurti bën thirrje për arsye dhe njohje të ligjit, sepse ai është burimi kryesor i të gjitha paqëndrueshmërisë dhe incidenteve të mundshme”, tha Daçiq.

Daçiq theksoi se Serbia e ka dëshmuar shumë herë se është në favor të dialogut dhe vazhdimit të negociatave dhe shtoi se populli serb nuk mund të lejohet më të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme dhe, siç tha ai, të një lloj mashtrim, kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Brukselit.

Daçiq thekson se Kosova po sillet sikur nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk mund të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, për të cilën, thotë ai, Kurti ka folur disa herë.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se shpreson që të mos ketë incidente, të cilat, siç theksoi, duhet t’i sigurojë BE-ja, së bashku me misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët janë garantues të Marrëveshjes së Brukselit.

Daçiq tha se afati për zbatimin e vendimit të targave po afrohet, dhe sipas tij, ka ende kohë për të reaguar.

“Është e nevojshme që dikush t’i drejtohet arsyes, në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe shkëndija të mundshme që mund të ndezin të gjithë rajonin. Kjo do të thotë se është e nevojshme të shtyhet vendimi në targa dhe pastaj të fillohet një dialog politik. Dhe më së shumti e rëndësishme nga të gjitha është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha ministri.

Ai theksoi se ende ka shpresë që vendimi për aplikimin e tabelave të kalojë pa incidente, nëse bashkësia ndërkombëtare e merr seriozisht dhe e përqendron vëmendjen dhe presionin në burimin e vërtetë të problemit, që sipas tij është Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago