LAJME

Kosovarët e ëndërrojnë, por Gjermania po varfërohet

Ndërsa shqiptarët vijojnë të rendin furishëm drejt Gjermanisë, “parajsës tokësore” sipas një perceptimi që kanë krijuar e psikoze që i ka sunduar vitet e fundit, Gjermania vetë po shfaq shenja varferie. Kështu, në Berlin u organizuan protesta nga të pakënaqur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në vend.

Të mbledhurit thanë se ata që përballen me varfërinë për shkak të inflacionit kishin nevojë për ndihmë, duke bërë thirrje për mundësi të barabarta për të gjithë, strehim të përballueshëm, mbështetje për ata me paga të ulëta dhe rritje të ndihmës sociale.

Michael Stiefel, nga Shoqata “Rrjeti i varfërisë”, tha se në Gjermani hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po thellohet.

“Njerëz nga vendet e tjera janë gjithashtu të prekur. Ne e pamë këtë në epidemi. Nëse pesë persona jetojnë në një apartament me dy dhoma në rrethin e Neukolln ose nëse pesë njerëz nga Ukraina ose Siria jetojnë në një dhomë, kjo është varfëri dhe mjerim në një vend i pasur”, tha ai.

Edhe një nga të pranishmit, Anna Ë., tha se i duhet thënë mjaft kësaj situate.

“Ata na injorojnë. Nuk na dëgjojnë. Askush nuk na dëgjon”, duke shtuar se e ka të vështirë të bëjë pazar dhe se kjo e frikëson.

Indeksi i çmimeve me shumicë në Gjermani u rrit me 19.9 për qind në shtator, njoftoi të premten Zyra Federale e Statistikave të vendit (Destatis).

Norma e inflacionit ishte 18.9 për qind në gusht dhe 19.5 për qind në korrik, thuhet në deklaratë. Çmimet e larta kanë ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para. Inflacioni vjetor i konsumit në vend ishte 10 për qind në shtator.

Duke iu kthyer shqiptarëve, ata me psikozën e ikjes me patjetër në Gjermani, duket se ende s’po e kuptojnë që një situatë të trazuatr globale, me gjasë, kjo “fuqi që jua bën me sy” nuk do jetë më e tillë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

16 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

17 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

19 orë ago