Dy makina luksoze me targa gjermane u kapën dhe gjobitën nga policia e Shqipërisë derisa po lëviznin me shpejtësi në autostradë në drejtim të Vlorës.
Nga pamjet e publikuara nga policia e Shqipërisë këto dy veturat ishin duke lëvizur me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, ndërsa Lamborghini u kap duke lëvizur 225 km për orë në rrugë që ishte e lejuar për vetëm 100 km për orë.
Lamborghini dhe BMW-ja e zezë duket se ishin duke garuar mes vete, ata madje as nuk u ndalën pas urdhrit të policisë.
Media zvicerane Blick zbuloi se Lamborghini ishte marrë me qira.
Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40 vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës, derisa pronari i kësaj kompanie nuk ishte në njohuri për këtë incident dhe refuzoi të jepte një koment mbi këtë rast, shkruan Blick, transmeton KlanKosova.tv
Ndërkohë, mjeti tjetër BMË drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu shtetas i Kosovës dhe makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i kësaj kompanie është me pushime dhe nuk ishte në dispozicion.
Dy drejtuesit e këtyre veturave në stacionin e policisë iu nënshtruan testit për alkool derisa drejtuesi i Lamborghinit është gjobitur 168 mijë lekë, kurse ai i BMW me 120 mijë lekë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…