POLITIKE

Zbarkon në Greqi “bisha” luftarake, 18 avionët që do të ndryshojnë ekuilibrat në Egje

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos udhëton sot për në Francë për ceremoninë e dorëzimit të 18 avionëve luftarakë “Rafale” që do të forcojnë Forcën Ajrore Greke. Ai shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Gjenerali Konstantinos Floros dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke admirali Georgios Blioumis.

Në total, Greqia do të marrë 18 avionë, nga të cilët 12 të përdorur dhe 6 të rinj. Gjashtë avionët e parë të gjeneratës së 4-të “Rafale” do të dorëzohen në Greqi brenda 2021. Gjashtë “luftëtarët” e rinj do të merren në Pranverën e 2022, ndërsa gjashtë të fundit të përdorur pritet të dorëzohen në fillim të 2023.

Marrëveshja prej 2.32 miliardë eurosh përcakton që 1.92 miliardë euro lidhen me vlerën e avionëve dhe 400 milionë euro kanë të bëjnë me sistemet e armëve. “Rafale” ka aftësi zbulimi, por edhe goditje.

Skuadrilja greke “Rafale” do të vendoset në Bazën Ajrore Tanagra. Tashmë, pilotët dhe stafi (teknikët) grek janë duke u trajnuar në Francë në mënyrë që të jenë të gatshëm. Furnizimi i Greqisë me avionët e rinj pritet që të ndryshojnë ekuilibrat në Egje, referuar tensioneve me Turqinë për kufirin detar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago