POLITIKE

Kosovarët rrezikojnë t’i humbin kursimet në bankat e Serbisë për shkak të heshtjes së institucioneve

Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin mjetet e kursyera në bankat e Serbisë, përfshirë edhe ato të kohës së ish-Jugosllavisë, të cilat janë depozituar kryesisht gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Mirëpo, për shkak të mosangazhimit institucional të Kosovës, ato mjete rrezikojnë të humbasin.

Qe dy muaj, Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë kthyer një përgjigje Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka propozuar që të themelohet një zyrë ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë për kursimet e tyre, e të cilat pastaj do të mund të dorëzoheshin në Beograd nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Afati që ka dhënë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për zbatim të këtij vendimi, sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është 23 dhjetori i këtij viti.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, që nga e premtja e javës së kaluar nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës lidhur me këtë çështje. Dy institucione të tjera, angazhimin e të cilave e ka kërkuar Avokati, janë edhe Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës. E para ka thënë të mos i jetë përgjigjur, ndërkohë e dyta ka thënë se e ka ngritur këtë çështje duke i dërguar një letër Bankës Qendrore të Serbisë, në të cilën kërkohen shpjegime se në çfarë mënyre mund të kthehen ato mjete tek qytetarët e Kosovës. BQK-ja nuk ka marrë një përgjigje ende nga autoritetet e Serbisë. Nga Ministria e Financave, gazetës i kanë thënë se kjo çështje bie në fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe se ata janë të gatshme për të ofruar asistencë në këtë proces


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago