Kosovari bën “kërdi” në vendin e punës, vjedh cigare në vlerë 6436 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në Graçanicë, ku një i punësuar kishte vjedhur cigare në vlerë 6436 euro në dyqanin ku punonte.

I njëjti sipas policisë është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 02.11.2021 – 16:05. Me 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.