Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ismet Smajli, ka takuar Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe.
Smajli i cili është edhe sekretar general i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka shtruar drekë për Ratcliffe.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në facebook, momente të cilat i ka shoqëruar edhe me fotografi.
”Sot bëra drekë me mikun tim në D.C”, shkruan ndër tjera Smajli, për takimin që pati me Ratcliffe.