Nën-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë së çështja e Demarkacionit me Malin e Zi ka përfunduar në momentin kur marrëveshja është ratifikuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur një marrëveshje me Malin e Zi para nënshkrimit të ratifikimit të Demarkacionit që kjo çështje të shqyrtohet edhe njëherë në të ardhmën, njofton Insajdeir.
Por, sipas Nasim Haradinaj, kjo gjë mund të ndryshojë vetëm nëse ndodhë ndonjë luftë botërore.
“Vetëm nëse bëhet ndonjë luftë botërore ndërron kjo punë. Ëndrra të mos mundohet askush askujt të mos i shes”, tha ai në RTK Dukagjini.
Ai tha se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka “kot” kur mendon se mund të kthehet edhe njëherë çështje e Demarkacionit për hektarët e pretenduara si të humbura.
Vetëm tru shpëlarët dhe fansat politik që besojnë se mund të kthehet demarkacioni. Në brendi të gjithë e dimë se kjo punë është kryer. Korrigjim kufiri do të ketë. Ndonjë rregullim aty këtu por 8 mijë hektarë nuk kthehen më, mirupafshim!”, ka thënë ndër të tjera Nasim Haradinaj.