Përveç Serbisë, Kosovën nuk po e “njeh” as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili këtë muaj ka sulmuar Kosovën e politikanët kosovarë në mbrojtje të nismës së tij dhe Vuçiqit për minishengenin.
Ai ka publikuar sot një video në Facebook ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë, shkruan Indeksonline.
Të cilën e editoj më pas. Por pas kësaj ka reaguar profesori universitar Milazim Krasniqi.
Ai ka thënë se Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar.
Sipas tij, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.
“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar ai.