Ditëve të fundit ka pasur rënie në numrin e të infektuarve në Kosovë, ndërsa sot ka qenë vetëm një rast pozitiv, e sipas IKSHPK-së 28 pacientë tashmë janë shëruar nga COVID19.
Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka pasqyruar të dhënat momentale në lidhje me këtë pandemi, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se sonte në Klinikën Infektive janë 12 pacientë, 3 nga ta drejt shërimin.
Ky është postimi i plotë:
Fillon numërimi drejt ZERO-s
Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,
Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )
Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.
Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë.
Falemnderit qytetarë për durimin.