Ish-deputeti i Vetëvendosjes, biznesmeni nga Amerika, Florin Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për Pressing, ka treguar përvojat e tij gjatë luftës në Kosovë, kur ai e ka financuar dhe i ka dërguar armë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi thotë se UCK’ja nuk ka qenë aspak e organizuar dhe ka qenë shumë amatore, ndërsa thotë se disa komandantë as nuk kanë bërë luftë.
Ai e ka përmendur Xhavit Halitin, për të cilin ka thënë se në tri vjet të luftës ka qëndruar më shumë në hotele.
“Në vitet ’96, ’97, ’98, Xhavit Haliti, sabah e aksham rrike në hotel. Çfarë lufte është kjo. Ashtu as biznesin nuk e bon. Kjo ka qenë amatoreske dhe qesharake”, ka thënë Krasniqi në Pressing.
Ai ka thënë se ‘ne s’kemi bërë luftë, por vetëm kemi mbijetuar’ dhe se bota deri në intervenimin e NATO’s janë tmerruar me gjendjen e shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…