BOTA

“Kremlini më futi në listën e personave që duhen vrarë”, Timoshenko në një rrëfim të pazakontë: Ju zbuloj qëllimet e vërteta të Putinit!

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putinin si “absolutisht racional, të ftohtë, mizor, të keq dhe me shpirt të zi”.

Në një intervistë ekskluzive për The Guardian, Timoshenko u shpreh se Putin është i vendosur që të hyjë në historinë ruse përkrah Stalinit dhe Pjetrit të Madh.Timoshenko hodhi poshtë sugjerimin se presidenti rus është “i çmendur”.

“Ai vepron sipas logjikës së tij të errët. Ai është i shtyrë nga ideja e një misioni historik dhe dëshiron të krijojë një perandori. Ky është synimi i tij më i madh. Kjo vjen nga një dëshirë dhe besim i thellë i brendshëm”, tha ajo.

Timoshenko, një udhëheqëse e revolucionit të 2004 dhe dy herë kryeministre, pati disa takime kokë më kokë me Putinin. Ata zhvilluan negociata në vitin 2009 pasi Putini, në atë kohë kryeministër, mbylli furnizimin me gaz në Ukrainë. Timoshenko kandidoi për presidente në 2010, 2014 dhe 2019, duke përfunduar dy herë e dyta dhe më pas e treta.

“Nga afër, Putin ishte gjithmonë i kujdesshëm në atë që thoshte dhe gjithmonë dyshonte se ai mund të regjistrohej. Ai është nga një shkollë e KGB-së. Përpara pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt, ai nuk e fshehu besimin e tij se nuk kishte një komb të tillë si Ukraina, dhe nuk kishte njerëz të tillë si ukrainasit”, është shprehur ajo.

Timoshenko ka deklaruar se ambiciet e liderit rus shkojnë përtej kapjes së territorit ukrainas dhe rrëzimit të qeverisë së saj pro-perëndimore pro-NAto-s. Sipas saj, synimi i tij gjeopolitik ishte të pushtonte Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, dhe të kontrollojë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë shtetet baltike, ashtu siç bëri Moska në kohën sovjetike.

Timoshenko ishte në Kiev më 24 shkurt, kur Rusia nisi një sulm të shumëanshëm në orët e para të agresionit. Ajo tha se rivalitetet politike dhe inatet në kohë paqeje u zhdukën menjëherë. Atë mëngjes ajo shkoi në administratën presidenciale së bashku me figura të tjera të larta të opozitës dhe u takua me Volodymyr Zelenskiy , kundër të cilit kandidoi në vitin 2019.

“Ne u përqafuam me njëri-tjetrin dhe shtrënguam duart. Të gjithë ishin të tronditur, të zbehtë dhe të frikësuar. Asnjëri prej nesh nuk kishte planifikuar të largohej nga Kievi. Të gjithë e dinin se duhet të qëndronim deri në fund. Ne ramë dakord të mbështesim presidentin dhe ushtrinë tonë dhe të punojmë për fitoren e vendit tonë. Vendimi i Zelenskit për të qëndruar në kryeqytet dhe për të kapërcyer frikën e tij ishte i rëndësishëm”, është shprehur ajo.

Teksa binin bombat ruse, Timoshenko u strehua në bodrumin e ndërtesës moderne të zyrës që i përkiste partisë së saj politike Batkivshchyna në lagjen Podil të Kievit, e cila u godit disa herë nga raketat. E pyetur nëse ishte gati të qëllonte ushtarët rusë, ajo tha: “Po. Unë kam armë të ligjshme. Sipas burimeve, Kremlini më futi në listën e personave që duhen vrarë. Ne ishim të përgatitur.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago