BOTA

Kremlini po përgatit një festë perverse të ‘bashkimit’: Por më e keqja është ajo që ata planifikojnë të bëjnë në tokën e pushtuar

Presidenti rus Vladimir Putin do të fillojë aneksimin zyrtar të 15 për qind të territorit ukrainas të premten, duke e kororëzuar me një ceremoni në Kremlin gjatë së cilës katër rajone ukrainase do të shpallen pjesë e Rusisë, raportoi Reuters.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov , tha se ceremonia do të zhvillohet në orën 15:00 me orën lokale të premten në Pallatin e Madh të Kremlinit në sallën St. Gjatë ceremonisë, sipas Peskov, do të nënshkruhen “marrëveshjet për pranimin e territoreve të reja në Federatën Ruse”.

Marrëveshjet do të nënshkruhen “me të katër territoret që mbajtën referendume dhe i dërguan kërkesat e duhura palës ruse”, tha Peskov.

Ukraina dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë referendumet e mbajtura në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson shtatë muaj pas pushtimit rus si mashtrime të paligjshme.

Vendimi i Putinit për të përfshirë këto rajone në Rusi do të thotë se Moska do të aneksojë një zonë të Ukrainës lindore dhe jugore, afërsisht me madhësinë e Portugalisë ose Hungarisë, me një popullsi prej rreth 4 milionë banorësh. Aneksimi i asaj pjese të Ukrainës do t’i sigurojë Rusisë një lidhje të drejtpërdrejtë me gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi dhe e shpalli pjesë të Rusisë në vitin 2014.

Peskov tha se Putin do t’i drejtohet parlamentit rus më vonë. Pas ceremonisë dhe fjalimit, ai do të takohet me krerët e rajoneve të Ukrainës të emëruar nga Moska, njoftoi Kremlini.

Një koncert festiv në Sheshin e Kuq është planifikuar për të premten në mbrëmje, por ende nuk dihet nëse presidenti rus do të marrë pjesë.

Autoritetet ruse kanë njoftuar më parë se pas aneksimit të territorit të okupuar ukrainas në Federatën Ruse, ata do t’i konsiderojnë sulmet në zonat nën kontrollin rus si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë.

Duke shpallur referendume në katër rajonet e përmendura, Putin kërcënoi se do të përgjigjej me armë bërthamore nëse rrezikohet siguria kombëtare e Rusisë. Pas referendumit katërditor, media shtetërore ruse njoftoi se rezultatet treguan mbështetje të madhe për aneksimin e territoreve të pushtuara në Rusi. Banorët që u larguan nga zonat e pushtuara ditët e fundit treguan se njerëzit detyroheshin të shënonin fletëvotimet në rrugë nën kërcënimin e armëve. Pamjet nga mediat sociale treguan ushtarë rusë që mbanin kuti votimi nga shtëpia në shtëpi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi referendumet e javës së kaluar si një “mashtrim” dhe “një përshkallëzim të mëtejshëm në luftën e Putinit”.

Ka indikacione se Rusia mund të kufizojë lëvizjen e ukrainasve që jetojnë në territoret e pushtuara pas shpalljes së aneksimit.

Disa ukrainas, duke shkruar në një grup Telegram për njerëzit që largohen nga territoret e pushtuara, thanë se do të duhet të aplikojnë për një leje kalimi duke filluar nga e shtuna, 1 tetor. Kërkesa duhet t’i dorëzohet autoriteteve të okupimit. Ata që kalonin nga territoret e pushtuara raportuan radhë të gjata dhe qindra makina që prisnin të hynin në Ukrainë përmes pikës së vetme zyrtare të kontrollit për civilët e vendosur në rajonin e Zaporizhia.

Në fillim të kësaj jave, OJQ Helping to Leave, e cila ndihmon në evakuimin e ukrainasve nga territoret e pushtuara, raportoi gjithashtu se ukrainasit që përpiqeshin të kalonin në Bashkimin Evropian nga Rusia u ndaluan nga shërbimet ruse të sigurisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago