POLITIKE

Mediat malazeze: Kryetari i Budvës po përkrahet nga grupi kriminal “Skaljari” – pjesëmarrëse në masakrën e burgut të Dubravës më 1999

Mediat malazeze kanë hedhur dyshimet për lidhjet e kryetarit aktual të Komunës së Budvës në Malin e Zi, Milo Bozhoviç, me një nga klanet kriminale malazeze “Skaljari”, e cila trupin e ka në Podgoricë, kokën në Beograd.

Në disa fotografi që janë publikuar ditëve të fundit nga mediat shihet Bozhoviç bashkë me Radomir Baçoviç, i cili sipas informacioneve të siguruara nga mediumi malazez “Antena M”, ishte një nga pjesëmarrësit në masakrën e burgut të Dubravës në Kosovë, ndërmjet 19 dhe 23 majit të vitit 1999, kur rreth njëqind të burgosur shqiptarë u vranë dhe rreth 160 u plagosën.

“Fotot nga skena e masakrës në Dubravë, ku dyshohet se shihet 27-vjeçari Baçovic, janë një nga provat që disponojnë autoritetet. Ndonëse disa prej tyre janë të disponueshme për publikun dhe tashmë janë publikuar në mediat serbe, rajonale dhe botërore, dhe ngjashmëria është e dukshme, Baçovic nuk u arrestua asnjëherë për shkak të masakrës në Dubravë”, transmeton mediumi malazez ‘Analitika’.

“Edhe shërbimet rajonale të sigurimit kanë pohuar se Baqovic është një nga personat që janë dërguar në Dubravë për të kryer një krim, pas së cilës janë kthyer në Serbi dhe se kjo është një nga arsyet pse Baçovic jeton rehat atje – ai e ndihmoi shërbimin atëherë dhe tani shërbimi e ndihmon atë”.

Ndërkaq, siç shkruajnë mediat atje, formacioni pro-serb në Malin e Zi, “Fronti Demokratik” po merr detyra speciale nga Partia Progresiste e Serbisë përmes aktivistëve që janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Budva.

Gjithashtu aty thuhet se ky grup kriminal mund t’i ketë kryer “punët e pista” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago