Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Osmani, pas nënshkrimit ka thënë se kjo ditë është e veçantë për dy arsyeje.
“Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë, të dyja këto akte që shkojnë në drejtim të realizimit euroatlantik. Së bashku me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e kuvendit po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit sonë të ëndrrës kolektive e ambicies të patjetërsueshme”, tha ajo.
Sipas Osmanit, ky veprim Kosovën e afron afër Bashkimit Evropian.
Ndërsa e para e shtetit këtë hap e ka quajtur “historik”.
“Ne jemi sot së bashku për të sjell vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.
“Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër, por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet e ambiciet bëhen të prekshëm vetëm kur veprohet”, deklaroi Osmani para mediave.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Për Kosovën dhe të gjithë rajonin anëtarësimi në këtë union është i rëndësisë së veçantë sepse Bashkimi Evropian ofron stabilitet, demokraci, siguri, prosperitet zhvillimore. Kur respektimi i të drejtave të njeriut, barazia, janë në thelbin e saj, një union i cili më të vërtetë e stimulon rritjen ekonomike të popujve dhe mirëqenien e tyre ndihmon në krijimin e më shumë vendeve të punës si dhe e mbështet rritjen ekonomike”, tha ai.
Ai e ka ftuar Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës.
“Ky është hap i parë zyrtar drejt Bashkimit Evropian një rrugë e cila ishte mjaft e gjatë dhe aspak e lehtë. Ky rrugëtim, kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili presim që të ja rekomandojë Bashkimit Evropian të ja jap Kosovës statusin e miratuar, por kuvendimi i takon megjithatë qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu i ftojmë të veprojnë unanimisht dhe për ta dhënë miratimin e tyre”.
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…