LAJME

‘Unë jam Zoti’, 120 vite burg në Romë për 2 bandat shqiptare! Pas hekurave krerët Elvis Demçe

120 vite burg në total është vendimi i gjykatës së Romës për bandat e 2 shqiptarëve Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj. Demçe, i cili kishte siguruar vend të rëndësishëm në tavolinën e mafies italiane është dënuar me 18 vite burg, ndërsa Arapaj, i cili njihej ndryshe me nofkën “Ufo” do të qëndrojë 16 vite pas hekurave.

Dënimet për anëtarët e organizatave variojnë nga 4 vjet e 6 muaj në 9 vjet e 8 muaj. Banda e shqiptarit Elvis Demçe lindi në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro.

Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, të cilët po ashtu ndodhen pas hekurave. Demce, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.

Demçe i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Kur Demce ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

Grupet kriminale që drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’, ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe, i cili drejtonte grupin rival, janë arrestuar nga policia pas një aksioni ‘Blic’, të zhvilluar mëngjesin e 18 janarit. Në pranga ranë 27 persona, duke u shmangur në këtë mënyrë disa vrasje të mundshme, për trafikun e drogës.

Sherri mes Arapajt dhe Demçes

Gjithçka nisi për zaptimin e territoreve ku shpërndanin drogën. Sipas policisë pati një rritje të tensionit kur Elvis Demçe filloi të kërkonte kontrollin e zonave në Velletri të menaxhuara, nga Ermal Arapaj. Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin e zonës, por pa i dhënë asnjë lehtësim ekonomik.

Një fyerje. Kështu, mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë, në të cilën Arapaj ka arritur të shpëtojë duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e caktuar nga Demçe. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes hapi zjarri në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij.

Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Një pushim për një kohë të shkurtër. Aq sa, me kthimin në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte me shumë detaje për vrasjen e Demçes. Një plan vrasës, megjithatë, i penguar nga hetimi i operacionit ‘Alba Bianca’, i 9 shkurtit 2021 dhe i realizuar nga karabinierët, ku Arapaj përfundoi në pranga. Gjatë kontrollit të policisë për arrestimin e tij, në një shtëpi në Fermo, ku banonin Arapaj dhe partnerja e tij, u gjet një pistoletë model Steyr 40, një karikator me 12 fishekë dhe një maska. Pajisjet që, me sa duket, synohej të përdorej për të konsumuar vrasjen e rivalit Elvis Demçe. Pajisje këto që synohej të përdoreshin në vrasjen e rivalit Elvis Demçe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago