Kryepeshkopi i Canterbury dhe kreu i Kishës së Anglisë, Justin Welby, është shprehur se kisha duhet që të rishqyrtojë portretizimin e saj të Jezusit si një njeri i bardhë.
Duke folur për “BBC Today Programme”, Welby u pyet nëse mënyra se si kisha perëndimore “portretizon Jezusin” duhej të “mendohej përsëri” dhe “të ri-imagjinohej” në dritën e protestave të fundit “Black Lives Matter”, pas vdekjes së George Floyd.
“Po, sigurisht që duhet”, tha ai, duke shtuar se Jezusi është portretizuar ndryshe në vendet e botës. Duke treguar se ka qenë rregullisht në kontakt me drejtues të Kishës Anglikane nga e gjithë bota, Welby shtoi se ata nuk e portretizojnë Jezusin si të bardhë.
“Ju hyni në kishat e tyre dhe nuk ju nuk shihni një Jezus të bardhë, ju shihni një Jezus të Zi, ose një Jezus kines, Jezus të Lindjes së Mesme – që është sigurisht më i sakti”, vijoi ai.
“Ju shikoni një Jezus Fijian – ju shihni që Jezusi portretizohet në aq mënyra sa ka kultura, gjuhë dhe mirëkuptime”, tha Welby.
Kryepeshkopi i Canterbury dhe kreu i Kishës së Anglisë shtoi se përfaqësimet e Jezuit nuk ishin, por përkundrazi shërbyen si “kujtesë për universalitetin e Zotit që u bë plotësisht njerëzor”.
Ndërsa duke iu drejtuar thirrjeve për heqjen e monumenteve në lidhje me historinë imperialiste të Mbretërisë së Bashkuar dhe tregtinë e skllevërve, ai tha se statujat në Katedralen e Canterbury do të viheshin nën rishikim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…