POLITIKE

Merkel thotë se SHBA-ja nuk dëshiron më të jetë fuqia më e madhe botërore

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar sot se vendet e botës nuk duhet të besojnë më se SHBA kërkon të jetë lideri, prandaj sipas kësaj duhet të përshtasin prioritetet e tyre.

“Ne jemi rritur me idenë se Shtetet e Bashkuara dëshironin të ishin fuqia më e madhe botërore”, tha Merkel në një intervistë me disa gazeta evropiane.

“Nëse SHBA dëshiron të tërhiqet nga ky rol me dëshirën e saj ne duhet të reflektojmë thellësisht për këtë”, shtoi ajo.

Në intervistën me britaniken Guardian, gjermanen Süddeutsche Zeitung, francezen Le Monde, spanjollen La Vanguardia, italianen La Stampa dhe polaken Polityka, Merkel tha se prezenca e SHBA-së në Evropë është në interesin e saj.

“Trupat amerikane në Gjermani ndihmojnë në mbrojtjen jo vetëm të Gjermanisë por dhe pjesës evropiane të NATO dhe interesat e Shteteve të Bashkuara,” tha kancelarja.

Ndërsa për shpenzimet ushtarake gjermane, Merkel tha: “Ne në Gjermani e dimë se duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen dhe kemi arritur shtime të konsiderueshme vitet e fundit. Do të vazhdojmë në këtë rrugë për shtimin e kapaciteteve tona ushtarake”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago