Rusia po pëson dëme të mëdha në fushëbetejën e Ukrainës, ku përparimet duken disproporcionale me humbjet në mjete dhe në ushtarë.
Ndoshta edhe për të fshehur këto vështirësi, ku sipas disa analistëve Kremlini ka humbur në më pak se tre muaj pothuajse një të tretën e ushtrisë aktive, personazhe shumë të afër me presidentin Vladimir Putin vijojnë të kërcënojnë Kievin dhe aleatet e NATO në mënyrën e vetme që mund të tejkalonte vështirësitë ushtarake, përdorimi i armëve bërthamore.
Kërcënimi i fundit erdhi nga Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, agjencisë hapësinore ruse. Gjatë një eventi ku të ftuar ishin më së shumti të rinj, Rogozin paraqiti disa prej raketave balistike më të përparuara ruse, duke lavdëruar kapacitetin e tyre shkatërrues.
“Disa, ato më të voglat, ne i ekspozojmë çdo vit në paradë, por më të mëdhatë as nuk hyjnë dot në Sheshin e Kuq, për nga dimensionet”, deklaroi, padyshim duke ekzagjeruar, kreu i NASA-s ruse.
Rogozin u ndal në veçanti te raketa RS-28 Sarmat, kodi ushtarak për të identifikuar raketat balistike të gjeneratës së fundit, dhe ndoshta arma më e fuqishme dhe e frikshme në dorë të rusëve.
I gjatë më shumë se 35 metra, i gjerë rreth 3 metra, raketa mund të mbaje brenda saj deri në 15 bomba atomike, duke goditur objektiva deri në 18 mijë kilometra, praktikisht kudo në botë.
“Mund të shkatërrojë pjesë e një kontinenti”, theksoi Rogozin, një pasojë apokaliptike që i ka ngjitur raketës gjigante, që hyn në një nga 6 armët strategjike të prezantuara nga Putin në 2018, emrin Satan-2.
Sipas Rogozin, Satan-2 mund të jetë operativ në vjeshtë pas testimit zyrtar të bërë me 20 prill të këtij viti.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…