LAJME

Krimi bën kërdinë, 4 të vrarë vetëm gjatë orëve të fundit

Në orët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur krime me vdekjen e 4 personave. Dy të fundit u qëlluan me breshëri arme në aksin Vlorë-Levan, ndërsa lëviznin me një makinë “B -Class” dhe makina e atutorëve u ka dalë paralel dhe ka hapur zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Vetëm pak pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit. Viktimat dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Makina e viktimave në Vlorë

Mbrëmë, rreth orës 18.00 në Sarandë u vra një 41-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale. Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë  e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.

Viktima në Sarandë

Në Elbasan, një djalë vetëm 18 vjeç vrau 33-vjeçarin Madrit Ulqinakut mbrëmë. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.

Viktima në Elbasan

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

13 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

17 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

18 orë ago