Në orët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur krime me vdekjen e 4 personave. Dy të fundit u qëlluan me breshëri arme në aksin Vlorë-Levan, ndërsa lëviznin me një makinë “B -Class” dhe makina e atutorëve u ka dalë paralel dhe ka hapur zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Vetëm pak pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit. Viktimat dhe autorët ende nuk janë identifikuar.
Makina e viktimave në Vlorë
Mbrëmë, rreth orës 18.00 në Sarandë u vra një 41-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale. Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.
Viktima në Sarandë
Në Elbasan, një djalë vetëm 18 vjeç vrau 33-vjeçarin Madrit Ulqinakut mbrëmë. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.
Viktima në Elbasan