Mesjetari Ramzan Kadyrov tha se sanksionet kundër tij dhe familjes së tij ishin qesharake dhe se ai nuk kishte frikë nga asnjë masë kriminale përveç atyre që vijnë nga i Plotfuqishmi dhe presidenti rus Vladimir Putin.
Ai përmendi në konferencën edukative “Horizontet e reja”, organizuar nga shoqëria ruse “Dituria”, se as gruaja e tij dhe as vajzat e martuara nuk janë përfshirë ndonjëherë në politikë, por se ndaj tyre janë vendosur sanksione, raportoi TASS.
“Kjo është e vërtetë. Kam frikë nga sanksionet e të Plotfuqishmit dhe ato të Presidentit të Shtetit. Pjesa tjetër është e pakuptimtë”, tha Kadyrov.
Siç dihet tashmë, udhëheqësi çeçen është krah Putinit për agresionin ndaj Ukrainës, ngënjëherë dhe më i ashpër se kreu i Kremlinit.
Por ai konsiderohet një marionetë e Putinit, i cili s’ka mbështetje të gjerë te çeçenët, dikur viktima të një agresioni me përmasa tragjike nga ushtria ruse.
Madje dhe besimi i Kadyrov-it konsiderohet i diskutueshëm në terma të respektimit të parimeve fetare, gjë e cila e ka çuar, sipas shumë komentuesve, që t’i bëhet krah një pushtuesi, dikur të vendit të tij e sot kundër Ukrainës.
Po në terma fetarë, deklarimi i tij i fundit ku barazon Krijuesin me krijesën, është ndë aspektet më të rënda të një besimi me problem.