Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë i nevojshëm.
Von der Leyen tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë është i papranueshëm dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë, por shtoi se është thelbësore që të dyja palët të angazhohen dhe të shkojnë në rrugën e normalizimit
“Sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit është plotësisht i papranueshëm, autorët duhet të dënohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Është thelbësore që të dyja palët të angazhohen dhe të shkojnë në rrugën e normalizimit,” tha ajo.
Leyen tha se është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të fillojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të mos humbasë kohë.
E pyetur se çfarë do të thotë që Serbia de fakto ta njohë Kosovën, siç tha një ditë më parë në Prishtinë, ajo tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Leyen tha se marrëveshja përfshin, ndër të tjera, pranimin e dokumenteve dhe se ajo shkon së bashku me themelimin e Asociacionit
“Kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ajo.
Një ditë më parë, Von der Leyen tha në Prishtinë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia de fakto ta njohë Kosovën.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…