Krimineli mesjetar Kadyrov masakron ushtarin ukrainas dhe e përqesh: Shkeli mbi një grabujë

Ramzan Kadyrov, përveçse njihet se është një prej ushtarëve më të bindur ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, ka famë të keqe edhe për keqtrajtimet që i bën kundërshtarëve dhe këtë herë, nuk është kursyer as me një ushtar ukrainas.

Ai vetë ka publikuar në median e tij Telegram një fotografi të një ushtari ukrainas të rrahur e të ënjtur keqazi në fytyrë.

Por, çfarë bie në sy, është përshkrimi që verë Kadyrov i ka bërë në postim.

“Shkeli aksidentalisht mbi një grabujë”, shkruan Kadyrov.

Kjo metaforë është e njohur mbi të gjitha në botën perëndimore dhe filma vizatimorë, pasi grabuja është një mjet pune bujqësor me kokë në formë krehëri, i cili përdoret kryesisht për të mbledhur gjethet.

https://twitter.com/i/status/1531001595399491584

Mirëpo, ky mjet, është po ashtu i njohur pasi nëse shkel mbi të, të kthehet pas shkopi dhe të godet, duke të dëmtuar.

Ndaj edhe Kadyrov është tallur kështu me ushtarin ukrainas, të cilin përveçse e ka zënë rob, edhe e ka përqeshur.

Identiteti i tij gjithsesi ende nuk njihet dhe as gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet. Nga pamja gjithsesi, duket se ajo nuk është e mirë.