POLITIKE

Krimineli mesjetar Ramzan Kadyrov reagon për situatën në Kosovë, i del në krah Vuçiqit

Krimineli famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov raportoi në Telegram se po monitoron nga afër situatën me Kosovën dhe Serbinë, për të cilat fajësoi NATO-n, shkruan Jutarnji List.

Krimineli mesjetar Kadyrov përmes një reagimi në Telegram tha se e njeh mirë presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe se beson se ai “e kupton shumë mirë se çfarë është NATO”.

“Kjo është një situatë shumë komplekse në të cilën ekziston një palë e tretë e nxitësve – NATO”, shkroi ai.

“Serbia është një vend që mbështeti hapur Rusinë në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilin unë e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor aleanca për të nxitur konflikte”, shtoi Kadyrov.

Ai thotë se NATO “po përpiqet t’i korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të ligj me instinkt kafshësh pa fe dhe nder”.

“Djali” çeçen i Putinit ia qau hallin “umetit mysliman të Kosovës”, duke thënë se për ta pasojat “do të jenë të mjerueshme”.

“NATO tashmë deklaron gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj deri në kufi. Në rast të armiqësive, pasojat për umetin mysliman të Kosovës do të jenë të mjerueshme, pavarësisht nga përfundimi. Po, do të ketë një fitues – e ashtuquajtura Europa progresive. Ndërsa Ballkani do të luftojë, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa dhe do të japë fishekë, por do të jetojë në paqe, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave të satanistëve, duke diktuar prioritetet e tyre në botë”, ka shkruar Kadyrov.

Duke e lidhur gjithçka me “satanizmin”, ai pati një thirrje për shqiptarët dhe serbët.

“U bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta largojnë Iblisin e NATO-s nga ekuacioni dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre”, shkroi ai.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për t’i ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

3 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

22 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago