Krimineli serb, Vojisllav Sheshel dhe Darko Mlladiq, djali i kriminelit tjetër serb, Ratko Mlladiq ishin mysafirë në programin e mëngjesit në televizionin serb, TV Prva, ku diskutuan mbi vendimin për dënimin e këtij të fundit me burgim të përjetshëm.
“Gjenerali Ratko Mlladiq tani do të jetë në një mundim edhe më të madh, veçanërisht nëse ekstradohet në një burg në Britaninë e Madhe. Britanikët kanë shprehur dëshirë të zjarrtë që ai ta vuajë dënimin atje. Kjo tregon se çfarë mendojnë ata për popullin serb në tërësi”, tha Sheshel.
Shihni videon nga minuta e 20-të
Kreu i radikalëve theksoi se shpreson që Rusia të angazhohet edhe më fuqishëm për kriminelin Mlladiq.
Darko Mlladiq shpjegoi se Ratko Mlladiq ishte në gjendje të tillë që vuajtja e një dënimi në Britaninë e Madhe ose Estoni do të ishte sikur dënim me vdekje për të.
“Do të përpiqemi të dërgojmë përsëri një ekip ekspertësh mjekësorë tek ai. Unë pashë atje që në burgun hollandez ku ndodhet burgu i OKB-së, vizitat normalisht janë të lejuara. Për momentin , vetëm OKB-ja po mban disa kufizime dhe ishte e qartë për mua që nga fillimi se ata keqpërdorën koronavirusin në mënyrë që ta privonin gjeneralin Mlladiq nga konsultimet me mjekët dhe avokatët”, tha Darko Mlladiq.
Kur krimineli Vojisllav Sheshel përmendi “një dëshmitar të rremë të Hagës, gazetarin e ndjerë Dejan Anastasijevic”, nikoqirja Marija Saviq Stameniq reagoi dhe e ndërpreu udhëheqësin e radikalëve.
Ndërsa prezantuesja mbronte kolegët gazetarë, Sheshel u largua nga studioja.
“Nuk ka respekt për tradhtarët e popullit serb”, tha ai duke u larguar.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…