Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 po jep pasoja të dukshme te punësimi. Qindra ndërmarrje po heqin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitetet, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend.
Drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimi tha në intervistë për “Monitor Ekonomi” se deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës. “Ne kemi bërë një kalkulim të përgjithshëm të atyre që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, të cilët do të mbështeten nga paketat. Deri në datën 10 prill ky numër ka qenë rreth 57 mijë, janë njerëz të cilët kanë përfituar ose nga paketa e pare, pasi ajo mbështeste jo vetëm të punësuarit aktual, por edhe të punësuarit e larguar nga skema për shkak të COVID-19, por do të mbështeten edhe nga paketa e dytë gjerësisht. Ndërkohë pas datës 10 prill, ku janë të punësuar që nuk mbulohen nga skema e mbështetjes që ka pëgatitur qeveria, dhe nga kalkulimet janë 4 mijë të larguar”.
Sa rritet numri i të papunëve
Sipas INSTAT, në fund të 2019-s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të punësuar 515 mijë persona, ndërsa që kur fillloi kriza e Covid-19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri I të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%.
Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.
Janë dhe me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatikisht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të një liste të Ministrisë së Shëndetësisë, që ndaloi aktivitetet e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorantet. Numri i tyre vlerësohet në rreth 60 mijë dhe ata janë përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj.
Pjesa më e madhe e aktiviteteve po hapet gradualisht dhe për momentin të mbyllura janë vetëm 35 prej tyre, kryesisht baret e restorantet (përveç shërbimit delivery), shërbimet për fytyrën e trupin etj.
Por, edhe në aktivitetet e hapura, konsumi pritet të jetë minimal, duke rrezikuar falimentin e tyre dhe shtimin e radhëve të të papunëve.
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…