Kompanitë ndërkombëtare të naftës raportojnë miliarda dollarë fitime gjatë vitit 2022. Shkak i rritjes së të ardhurave është lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimit të karburanteve.
Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë dëmtuar ekonominë e shumë vendeve. Rritja e çmimeve dhe mungesa e produkteve në treg rëndoi xhepat e qytetarëve, por jo të korporatave ndërkombëtare të prodhimit të karburanteve.
Të dhënat e fundit të indeksit të fitimit të kompanive tregojnë se gjatë vitit 2022, bizneset që operojnë në tregtinë e naftës kanë shënuar fitim prej miliarda dollarë.
Gjiganti saudit i naftës “Aramko” thotë se në vitin 2022 ka fituar 161 miliardë dollarë. Një shifër rekord kjo që nuk është hasur që nga themelimi i kompanisë.
Fitimet e kompanisë janë rritur me 46 përqind brenda një viti.
Ndërkohë dhe kompanitë e tjera ndërkombëtarë kanë raportuar fitime marramendëse.
Kompania “ExxonMobil” në SHBA fitoi 55.7 miliardë dollarë gjatë vitit 2022. Gjithashtu dhe kompania “Shell” i Britanisë raportoi 39.9 miliardë dollarë fitim.
Rritja e fitimeve për kompanitë e naftës lidhet me rritjen e çmimit të karburanteve.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2023, shumica e vendeve të BE dhe SHBA ndaluan importin e naftës ruse. Tregjet ndërkombëtare rritën çmimin me 10 deri në 20 përqind dhe mungesa e produktit në treg solli rritje zinxhir në gjithë shtetet.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…