BREAKING NEWS

Kroacia blen 12 aeroplanë luftarakë “Rafale” për 1 miliardë euro

Kroacia do të sigurojë 12 avionë luftarakë francezë të përdorur F3R Rafale për të modernizuar forcën ajrore të vendit, njoftoi të premten kryeministri Andrej Plenkoviç.

“Ky është investimi më i madh në Forcat e Armatosura Kroate, investimi më i madh në sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe sigurisë së qytetarëve kroatë”, tha kryeministri duke iu referuar çmimit prej 999 milionë eurosh.

Plenkoviç tha se data e njoftimit ishte e përshtatshme, pasi Kroacia po shënonte Ditën e Forcave të Armatosura dhe 30-vjetorin e formimit të forcave të saj të armatosura, të cilat luajtën një rol vendimtar në luftën për pavarësi 1991-1995.

Në tenderin për të blerë një gjeneratë të re avionësh luftarakë, përveç avionëve të zgjedhur francezë, gjithashtu konkurruan një F-16 Block 70 amerikan i ri, një JAS-39 Gripen suedez i ri dhe një F-16 Barak izraelit i përdorur.

Plenkoviç tha se oferta franceze ishte e preferuar sepse “për më pak para, Kroacia merr avionin më të vlerësuar dhe të mirëpajisur”.

Kroacia i pret avionët në fillim të vitit 2024 dhe, sipas Plenkoviç, çmimi prej 999 milionë eurosh përfshin gjithçka: “Avionë, simulatorë, pajisje dhe trajnim të pilotëve tanë të cilët do të qëndrojnë në Francë për dy vjet”. Ai akuzoi qeveritë e mëparshme për “dështimin për të marrë vendime që do të forconin më tej Forcën Ajrore Kroate”.

Kroacia hyri në NATO në 2009.

Kjo ishte hera e dytë që vendi përpiqej të siguronte avionë luftarakë. Një blerje e planifikuar e disa avionëve 12 F-16 nga Izraeli dështoi në vitin 2019, me mediat që raportuan se për këtë fajësohej ndërhyrja e SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së në Zagreb e mbështet këtë blerje. Ajo shkroi në Tëitter se SHBA-ja e “mbështet zgjedhjen e Kroacisë të avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme”, duke shtuar: “Sigurimi i avionëve do ta bëjë edhe më të fortë një aleat të fortë të NATO-s.”/Reporter

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago