Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, ku pritet të merret në pyetje për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Veliaj u fut në derën kryesore të SPAK, por ende nuk është ngjitur lart, ndërsa raportohet se po qëndron me punonjësit e Gardës në hyrje.
Ai pritet që sot të dorëzojë personalisht në Prokurorinë e Posaçme dosjet e tij përsa i përket kësaj çështjeje.
Teksa ishte duke hyrë në ambientet e SPAK, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Ata kanë hedhur thirrje ndaj tij Veliajt duke e quajtur “hajdut”, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Shkoni dhe kërkojani Fariut që ka makinë 100 mijë euro”.
Kjo është hera e parë që Veliaj vjen në godinën e SPAK. Ka pasur një fletëthirrje nga prokurori Dritan Prenci, për t’u pyetur si një njeri që ka dijeni për rrethanat e çështjesh.
Veliaj pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D.
Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…