Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Muharrem Zymberin, babin e heroit Enver Zymberi.
Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi.
Kurti tregoi se me Muharremin kishte qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit, derisa tha se sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.
“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.