Kryeministri britanik, Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk vendosi rripin e sigurimit në një makinë në lëvizje kur po xhironte një video të cilën e publikoi në rrjetet sociale.
Sipas BBC, policia e Lancashire tha se i kishte lëshuar një burri 42-vjeçar nga Londra një ofertë të kushtëzuar për një dënim fiks.
No 10 tha se Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje”, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.
Pasagjerët që kapen pa rrip të sigurimit nëse ka në makinë mund të gjobiten me 114 euro.