Hungaria dhe Serbia po mbështesin makinerinë ushtarake të Kremlinit dhe nuk po kërkojnë burime alternative të energjisë në mes të mosmarrëveshjeve të intensifikuara mbi një taksë mbi importet e gazit rus. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar Nikolay Denkov, raportuar nga “Bloomberg” dy ditë më parë.
Denkov dekaroi se qeveria e tij synon të vendosë një taksë për gazin natyror rus që kalon transit përmes Bullgarisë. Qëllimi i kryeministrit është të ndërpresë fitimet për Gazprom të Rusisë, të cilat përdoren për të financuar luftën kundër Ukrainës.
Hungaria e ka quajtur këtë masë një “akt armiqësie”, ndërsa Serbia pretendoi se taksa kërcënon të ndalojë furnizimet thelbësore të karburantit në rajon.
“Kishte kohë të mjaftueshme për të kërkuar alternativa, për të parë se këto fitime po ushqejnë makinën e luftës së Putinit,” tha Denkov në përgjigje.
Më 17 tetor, kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin Vladimir Putin në Kinë, takimi i tyre i parë që nga pushtimi rus i Ukrainës.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…