Kryeministri i Gabonit, Remon Ndong Sima, i cili mbërriti sot për një vizitë në Beograd, tha se vendi nuk do të mbështesë miratimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sima sot u takua me kryeministrin Millosh Vuçeviq në Pallatin e Serbisë, pas së cilës në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se Gaboni respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
“Gaboni respekton Serbinë dhe çdo gjë që bën ai vend, dhe ne presim të njëjtën gjë në këmbim. Jemi në logjikën e respektit të ndërsjellë. Gaboni është konstant në qëndrimet e tij ndaj miqësive të vjetra dhe ne duam t’i ruajmë ato marrëdhënie,” tha ai.
Vuçeviq tha se Rezoluta nuk është thjesht një formalitet dhe se shumë në Serbi nuk i kuptojnë pasojat që do të kishte miratimi i saj eventual. Ai saktësoi se miratimi i rezolutës për Serebrenicën do të kishte pasoja të thella për fatin e Serbisë dhe popullit serb.
“Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e Gabonit për këtë çështje. Do të shohim të enjten se kush është partner i Serbisë dhe kush jo. Sigurisht që do t’i qasemi diplomatikisht atyre që nuk veprojnë në partneritet, por kemi një përgjigje të gatshme”, tha ai.
Pas takimit me Vuçeviqin, kryeministri Sima ka mbajtur një takim plenar të delegacioneve qeveritare të dy vendeve.
Në prani të tij u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e sportit dhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…