Policia e Kosovës së bashku me Agjencinë Tatimore, me autorizim të prokurorisë ka zhvilluar një aksion në Bankën e Postës në Mitrovicë të Veriut, për shkak të dyshimit se disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, por ky i fundit nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, muajin e kaluar Policia ka konfiskuar një banesë dhe një restorant që janë në pronësi të Milan Radojiçiç-it i cili është edhe përgjegjësi i sulmit në Banjë të Zveçanit, më 24 shtator ku mbeti i vdekur rreshteri tashmë i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku.
Më 3 prill, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se dikasteri të cilën ajo e drejton, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme të terroristëve të cilët janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjë.
Agjencia, sipas saj, ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë edhe vilën e kryekriminelit, Milan Radojiçiç te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera.
“Ky identifikim i pasurisë po bëhet në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, kishte njoftuar Haxhiu.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…