Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar një “përgjigje shumë të fuqishme” nëse Hamasi thyen armëpushimin, që i dha fund bombardimit vdekjeprurës që zgjati 11 ditë në Gaza.
“Ne gjithashtu do t’i japim kuptim angazhimit tonë për vetëmbrojtje. Nëse Hamasi prish qetësinë dhe sulmon Izraelin, përgjigja jonë do të jetë shumë e fuqishme, ”ka thënë Netanyahu, njofton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv
Këtë deklaratë Netanyahu e bëri të martën gjatë një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antony Blinken, i cili udhëtoi në rajon për të forcuar marrëveshjen fillestare të armëpushimit.
Kryeministri izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ndaj të drejtës së Izraelit për t’u vetëmbrojtur.
Të paktën 12 izraelitë, përfshirë dy fëmijë, u vranë nga raketat e hedhura nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura nga Gaza gjatë luftimeve, të cilat filluan më 10 maj.
Ndërkaq në anën tjetër, dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre luftimeve.