Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin e pranuar dhe është shprehur e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe, sa më shpejtë që është e mundur.
“Ky proces ka kaluar në disa faza harmonizimi dhe përnga pikëpamja e qeverisë, është krjetësisht e gatshme për nënshkrim” ka lajmëruar Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç.
Mali i Zi ka nënshkruar deri më tani disa “marrëveshje themelore” me komunitetet më të vogla religjioze në Mal të Zi si Kishën Katolike më 2011, komunitetin islam dhe hebre në vitin 2012, por deri më tani nuk ka mundur të nënshkruajë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe anipse është komuniteti fetar më i madh në vend.
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, 72 përqind e qytetarëve malazezë e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë, ndërsa 70 përqind prej tyre ndjekin Kishën Ortodokse Serbe, përkundër 30 përqindëshit që ndjek Kishën Ortodokse Malazeze.
Kisha Ortodokse Malazeze kanonikisht nuk e ka miratimin dhe njohjen e Kishës Ortodokse Serbe.
Partitë opozitare e akuzojnë qeverinë se po u nënshtrohen Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e konsiderojnë vetëm dorë të zgjatur dhe instrument politik të shtetit të Serbisë, e cila përmes fesë zgjaton ndikimin e saj.
“Kryeminstri manipulon besimtarët e Malit të Zi kur të gjithë pronat kishtare i përshkruan nën pronësinë e një vendi tjetër”, kishte shkruar nënkryetari i DPS-së, Ivan Mitroviç.
Qeveria e kaluar e udhëhequr nga partia e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kishte marrëdhënie tejet të tensionuara me Kishën Ortodokse Serbe.
Gjukanoviç këtë institucion fetar e akuzonte, dhe vazhdon ta akuzojë, si “promovues të nacionalizmit serb dhe minues të shtetësisë së Malit të Zi”.
Mali i Zi ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2006.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…