Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të marrë pjesë të mërkurën në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet me 6 tetor të këtij viti në Brdo të Sllovenisë në të cilin do të marrë pjesë edhe Kosova, por, siç raporton gazeta spanjolle El Periodico, është garantuar që – për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet – të mos ketë simbole shtetërore.
Sipas gazetës spanjolle nuk do të ketë flamuj ose simbole të asnjë vendi dhe shenjat e zakonshme të vendosura në tryezën e zënë nga secili prej pjesëmarrësve do të pasqyrojnë emrat e tyre, por pa specifikuar ndonjë pozicion të tillë si presidenti ose kryeministri.
Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ajo e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Spanja gjithashtu mbështet zgjerimin e BE -së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por nga Qeveria spanjolle thuhet se samiti i kësaj jave nuk është thirrur për të folur për këtë mundësi anëtarësimi, por për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me këto shtete.
Ish-Presidenti i Spanjës, Mariano Rajoy, nuk morri pjesë në samitin në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të vitit 2018, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit: Bosnja-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, (MV), Serbia dhe Shqipëria, ashtu edhe përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Bashkimin Evropian.