Pas Malishevës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar atë të Prizrenit, ku është takuar me kryetarin Mytaher Haskuka.
Kurti bëri thirrje edhe nga kjo komunë që të respektohen rekomandimet shëndetësore që të evitohet përhapja e virusit Covid 19.
“Qëllimi ynë i vizitës është të njoftohemi për përgtitjet dhe masat që po ndërmerr Prizreni. Në Prizren i kemi vetëm 3 të infektuar, njëri fatkeqësisht ka vdekur e tjetri është shëruar, kemi vetëm 1 të infektuar tash. Qendrat e mjekësisë, policia, drejtoritë e Komunës të gjithë po angazhohen mirë që shpërndarja e Covid 19 të jetë sa më e vonuar në kohë dhe më e butë në intensitet.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shtojnë disiplinën gjatë këtij muaji ventimtar që nga kjo krizë të dalim me sa më pak pasoja e sa më shpejt. Virusi nuk ka këmbë të vetat por i ka këmbët tonë, nëse ne lëvizim shumë atëherë i rriten shancat virusit”.
Ai ka komentuar grupin punues e formuar nga qeveria për ta vëzhguar nga afër komunat në përballjen me koronavirusin.
Kurti tha se do ketë shtim të masave dhe rigorozitet më të lartë.